Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Po tentohet kontrolli i Gjykatës Kushtetuese, ndërhyrjet filluan që nga ish-kryetarja e Kuvendit



Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka ngritur sot shqetësimin se po ushtrohen ndërhyrje të qëllimshme me synim destabilizimin dhe kontrollin e Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi se këto të gjitha kanë nisur që nga veprime të shkaktuara më herët, përfshirë veprimet e ish-kryetares së Kuvendit gjatë vitit të kaluar.

Alibeaj sqaroi se rreth çështjes ka pasur manipulime që filluan kur Kuvendi duhej të shpallte vendin vakant për një gjyqtare që dha dorëheqjen. “I takonte Kuvendit për të shpallur vendin vakant për një gjyqtare që dha dorëheqjen, e cila në kundërshtim me rregullat ligjore të miratuara nga kuvend, me shumicië nga PS. Aty filloi një shtjellje ku deklaroi se mandate që do të duhet të zëvendësonte nuk duhet të ishte plotësues por do të ishte 9-vjecar. Kështu filloi historia”, tha ai.

Sipas Alibeajt, qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është i qartë: sapo Gjykata Kushtetuese të destabilizohet, ajo bëhet më e lehtë për t’u kontrolluar, ndërkohë që pranë kësaj gjykate pritet të shqyrtohen “disa çështje të rëndësishme”. “Thelbi është ta destabilizojmë Kushtetuesen, se të tjerat janë tashmë, ndërkohë që duam sduam ne, disa gjëra të rëndësishme do të shkojnë atje. Dhe një gjykatë e destabilizuar është lehtësisht e kontrollueshme,” deklaroi Alibeaj.

Reagimet e tij shtojnë tensionin rreth procesit të emërimeve dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, një institucion kyç për interpretimin e Kushtetutës dhe për marrjen e vendimeve që lidhen me ekuilibrin e pushteteve. Deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga institucionet përkatëse ndaj akuzave të ish-deputetit, ndërsa çështjet procedurale dhe ligjore për emërimet vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik.

Autorët e vendimeve ligjore dhe partitë politike pritet të komentojnë më tej, ndërsa opinionet e ekspertëve të së drejtës do të jenë të domosdoshme për të sqaruar nëse janë ndjekur procedurat ligjore apo jo në rastet e përmendura nga Alibeaj.