Vendosni fjalën kyçe....

Seri lëkundjesh magnetike në Durrës, Konispol dhe Korçë



Një seri tërmetesh janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit. Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, lëkundja më e fortë është shënuar në Durrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Po ashtu, në Konispol, rreth orës 06:49, janë ndjerë lëkundje të tjera me magnitudë 2.7, ndërsa në të njëjtën zonë më herët janë regjistruar dy tërmete të tjerë, të dy me magnitudën 3.2.

Ndërkohë, në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në të gjitha zonat ku janë ndjerë lëkundjet.