Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja e Komisionitt të Venecias: Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit


Gjatë një konference të mbajtur në Tiranë, presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në reformimin e sistemit gjyqësor.

“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016.

Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha mes të tjerash Suchocka.