“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt”, tha Celibashi.
Celibashi ka evidentuar mungesa në Kodin Zgejdhor aktual sa i përket fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh se nuk parashikohet asgjë mbi rrjetet sociale apo fushatës së organizuar online.
“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore.
Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha ai.
