Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit, mblidhet Komisioni i Etikës


Komisioni i Etikës është mbledhur për të diskutuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin për një muaj nga punimet e Kuvendit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kërkesa, e nënshkruar nga 14 deputetë socialistë, bazohet në qëndrimin e Bardhit gjatë seancës plenare të 16 tetorit, ku ai akuzohet se ofendoi rëndë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin.

Përplasja mes Bardhit dhe Peleshit ndodhi gjatë raportimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Bardhi kërkoi që deputetët të kishin mundësi të bënin pyetje në seancë, por Peleshi këmbënguli që të respektohej vetëm procedura me pyetje të paraqitura me shkrim.