Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku e koncesionari do ndajnë 135 milionë euro të kontratës korruptive të aeroportit të Vlorës” – Berisha


Kreu i PD-Berisha tha sot se inxhinieri supervizor i pistës së aeroportit të Vlorës ia ma mbethur në Angli.

Në konferencën e përditshme për shtyp nga selia blu, kryedemokrati shtoi se sipas burimeve të tij, asfalti dhe pista janë jashtë gjithë standardeve ndërsa denoncoi se kontrata Rama-Balluku do u kushtojë miliona euro qytetarëve.

Berisha shtoi se për 10 vite, qytetarët do paguajnë 135 milionë euro që do ndahen mes koncesionarit dhe zv.kryeministres Balluku.

“Prej 3 vitesh denoncoj atë që ndodh me Aeroportin e Vlorës, u kushton shumë qytetarëve shqiptarë. Kontrata Rama-Balluku me ndërtuesit parashikon që qeveria të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar. Kontratë ultra korruptive, çdo vit paguhen mbi 9 mln euro koncesionarin. Shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 mln euro, 20 mln euro më shumë se sa ka kushtuar aeroporti. Koncesionari do të fitojë 700 mln euro. Taksapaguesit për 10 vite paguajnë 135 mln euro, de facto këto ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit. Tani që aeroporti po i afrohet fundit janë prishur pazaret se si do ndahen paratë dhe ka shpërthyer një grindje e brendshme. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur edhe është arratisur në Britani. Burime serioze më kanë thënë se asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve”, tha Berisha.