Partizani në krizë ka arritur një fitore jetike ndaj Flamurtarit një Vlorë 1-0 duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme për sa i përket shmangies nga rënia një kategori më poshtë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Trashi. Pas fitores Partizani arriti të dalë për herë të parë nga treshja e fundit, megjithëse është shumë pranë luftës për mbijetesë.
Në ndeshjen tjetër Vora arriti të mundë Elbasanin në një ndeshje ku pati tensione të larta mes tifozerive. Golin e parë e shënoi Elbasani, ndërsa Vora arriti të përmbysë gjithçka.
Si Vora, si Elbasani, po bëjnë një sezon të mirë duke qenë në mesin e renditjes, larg telasheve të fundit të klasifikimit.
