
Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion autobusë falas për qytetarët që duan të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare në mbështetje të UÇK-së, që do të mbahet sot në orën 17:00 në Tiranë.
Sipas njoftimit të kryebashkiakut Benet Beci, nisja do të bëhet në orën 13:30 nga sheshi para Bashkisë së Shkodrës.
Nisja: ora 13:30
Sheshi para Bashkisë
Shkodra, qyteti i zemrës së madhe dhe historisë së lavdishme, ngrihet sot në krah të vëllezërve tanë të Kosovës për dinjitetin, lirinë dhe drejtësinë e UÇK-së”, shkruan Beci.