Vendosni fjalën kyçe....

Leskaj thyen urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë pro UÇK-së: Kush po e rruan për urdhëra…


Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ku po protestojnë për ish-krerët e UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në qeli në Hagë.

Protesta me moton “Liria ka emër” nisi në orën 17:00 me himin shqiptar.

I gjithë sheshi është veshur nga flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së ndërsa në Tiranë nuk mungojnë as veteranët të cilët janë organizatorët e këtij tubimi.

Por një detaj interesant nga protesta, ishte edhe pjesmarrja e deputetit të PD-së, Bujar Leskaj i cili ndodhet në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje.

Në një përgjigje të pyetjes së gazetarëve për thyerjen e këtij urdhëri, Leska u përgjigj prerë: Kush po e rruan për urdhëra…