
Në Kuvend po mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku po shqyrtohen kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore: një për verifikimin e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në lidhje me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, dhe një tjetër për kontrollin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pjesë e rendit të ditës është edhe mocioni me debat. Deputeti Agron Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se po “zvogëlon hapësirat e opozitës dhe po dëmton pluralizmin politik”, duke theksuar se kufizimi i mekanizmave të kontrollit parlamentar “në fund dëmton vetë qeverinë”.
“Ju po përpiqeni te depersonalizoni Opozitën por ne fakt po depersonalizoni vetveten , ju nuk e kuptoni ne këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike politike e njerëzore!
Andej nga e kam unë origjinën kane një fjale te urte “nuk te mban ajo çfarë sheh” ! Kemi pare kësaj ana Vip socialiste e kujtoni Saimiri Tahirin sa pimpant, sa arrogant , sa vrapues e kumbues ka qene? Njerëzit i dukeshin miza!
Po ashtu Arben Ahmetajn , Tigri i zhburrëruar ne Tigrush te cilit tokësorët i ngjani te parëndësishëm! Beqen e Lalin gjithashtu ne apogje !
U përdorën u hollën dhe ne fund secili prej tyre mbrojtjen qe ju takon si individ ne kushtet e shtetit ligjor e kërkojnë tek ligjet dhe tek kushtetuta qe ju po copëtoni dite pas dite! Pse po e them këtë askënd nuk e mbron militantizmi dhe njëanshmëria por rregullat e shkruara e te respektuar bashkërisht!
Ajo qe ndodhi dje ishte përsëri tentativa e radhës për te zvogëluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet!
Deputetet nuk kane te drejte vetëm te depozitojnë pyetje por te bëjnë pyetje ne cilën forme ata ta dëshirojnë ! Ju dje e prishet këtë tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili për hir te se vërtetës tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!
Deputeti i bën pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje mund ti azhurnojë mund ti shkruaj pa imponim ! shqetësimi juaj është tjetër nuk doni tu dale jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive te depozituara ne Spak!
Doni qe ky moment te kaloje sa me shpejt e ne terr mundësisht!
Këtu ka qene Kryetare Zonja Nikolla , Zonja Spiropali , Ju zoti Peleshi Kryetar Grupi , zoti Çuçi gjithashtu një fare kohe zoti Balla megjithëse debatet e ashpra për gjera ku kemi rene dakord kemi vazhduar ne dakordësi për funksionim e parlamentit jo per ceshtje personale!
Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi e Zotit Balla kryetar i grupit socialist ka sjelle nje situate te paprecedente! Nëse ju te dy keni marre përsipër te zhbëni pluralizmin te zhbëni opozitën mund te veme një bast publik qe një dite do te zhbëni vetveten e nuk do te keni as lot per te qare!
Dhe ne fund dje folëm për Kosovën por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nëntori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombetare!
Zoti Balla dje thate qe serbete për te na share thërrisnin Sali Berisha , e vertete dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin per armik, për patriot shqiptar!
Tani zoti Manja jeni i lire te me denoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetësim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Rames për Shqipërinë 2030”,tha ndër të tjera Gjekmarkaj.