Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkia bën propagandë, nuk do t’ia dijë për qytetarët” – Florjan Binaj denoncon situatën në kryeqytet pas shiut



Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncuese që shfaq përmbytjet dhe kaosin që përfshijnë kryeqytetin sa herë bie shi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Binaj shfaqet duke qarkulluar me makinë në rrugët e Tiranës gjatë reshjeve, ku vështirësia në lëvizje është e dukshme.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë,” shkruan Binaj krahas videos.

Me këtë mesazh, ai synon të vërë në pah problematikat e infrastrukturës në kryeqytet dhe të shfaqet si një alternativë përballë administratës aktuale bashkiake.