Vendosni fjalën kyçe....

Vetërorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë


Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Eduardo Sarchi në Tepelenë është vetëdorëzuar. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit ndërsa Sulçaj ndodhet në prokurori i shoqëruar nga avokati, raporton gazetarja Klodiana Lala për News 24..

Shkaqet e krimit nuk dihen ende me saktësi, megjithatë viktima ka humbur jetën nga hemorragjia pasi një plumb i kapi arterien kryesore në kofshë.

Sarchi ka qenë duke darkuar me Eqerem Braçin dhe djalin e tij Gazment Braçin. Ky i fundit kanë dalë për gjah me biznesmenin italian me dy makina ndërsa rrugës kanë hasur Sulçajn, pronar i një stani pranë Salarisë.

Shkaqet pse Sulçaj hapi zjarr me armë janë ende të paqarta dhe pritet të dalin pas hetimit.