
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, iu përgjigj akuzave të opozitës se kryeministri Edi Rama ka vepruar kundër interesave të Kosovës.
Ai theksoi se Rama ka kërkuar publikisht në mes të Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se qeveria shqiptare ka forcuar bashkëpunimin me Prishtinën.
“Kapri nuk besoj ju si grup si parlamentar apo opozita mund të na japin ne leksione patriotizmi për Kosovën. Kryeministri është ai që përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohje të Kosovës.
Kjo qeveri jo vetëm që ka çuar përpara projekte zhvillimore me Kosovën, por sikur ju keni çuar përpara Rrugën e Kombit, ne po çojnë Hekurudhën e Kombit.
Kjo qeveri e ka përfshirë Kosovën në kuadër të bashkëpunimeve strategjie, ushtarake dhe rajonale.
Është momenti që dhe ju t’i bashkoheni iniciativës për të futur Kosovën bashkë me Kroacinë në iniciativa ushtarake dhe mbrojtjes rajonale. Nuk ka leksione patriotizmi, hajdeni nesër në protestë të bashkohemi si komb”, tha Vengu.