Vendosni fjalën kyçe....

Trump do takohet me Putinin javës së vjen, nesër pret Zelensky-n


Presidenti i SHBA-së Trump planifikon të takohet me atë rus Putin javës tjetër në Hungari. Ai shkruan në rrjetin e tij social Truth Social se ka folur në telefon me shefin e Kremlinit dhe të dy kanë rënë rakord se lufta “e palavdishme” mes Rusisë e Ukrainës duhet të ndalet.

“Sapo përfundova bisedën time telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, dhe ajo ishte shumë produktive. Presidenti Putin më përgëzoi mua dhe Shtetet e Bashkuara për arritjen e madhe të Paqes në Lindjen e Mesme, diçka që, tha ai, është ëndërruar për shekuj me radhë. Unë besoj se suksesi në Lindjen e Mesme do ndihmojë në negociatat tona për arritjen e një fundi të Luftës me Rusinë/Ukrainën.

Presidenti Putin falënderoi Zonjën e Parë, Melania, për përfshirjen e saj me fëmijët. Ai ishte shumë mirënjohës dhe tha se kjo do vazhdojë.

Ne kaluam gjithashtu një kohë të gjatë duke folur për Tregtinë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kur lufta me Ukrainën të mbarojë.

Në përfundim të telefonatës, ne ramë dakord që do ketë një takim të këshilltarëve tanë të nivelit të lartë, javën e ardhshme. Takimet fillestare të Shteteve të Bashkuara do drejtohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, së bashku me persona të tjerë të ndryshëm, që do caktohen. Vendi i takimit do përcaktohet. Presidenti Putin dhe unë do takohemi më pas në një vend të rënë dakord, Budapest, Hungari, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj lufte “të palavdishme“, midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti Zelenskyy dhe unë do takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do diskutojmë bisedën time me Presidentin Putin, dhe shumë më tepër. Unë besoj se u bë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme. – shkruan Trump.