Kongresmenia veterane demokrate Nancy Pelosi sulmoi një gazetare e cila e pyeti mbi sjelljen e saj gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.
Gazetarja Alison Steiberg e Lindell TV iu afrua ish-kryetares së Shtëpisë së Përfaqësuesve në shkallët e Kapitolit duke e pyetur nëse ishte e shqetësuar mbi një hetim të ri të nisur nga Republikanët mbi ngjarjet e 6 janarit, ndërkohë që Pelosi e anashkaloi pyetjen.
Steinberg nuk hoqi dorë duke e ripyetur: “Pse e refuzuat Gardën Kombëtare më 6 janar?”
“Mbylle gojën” – u përgjigj Pelosi duke i drejtuar gishtin gazetares në fytyrë, shkruan Rt.
“Nuk e refuzova Gardën Kombëtare. Presidenti nuk e dërgoi. Pse vini këtu dhe ngrini tema të Republikanëve, nëse jeni gazetarë seriozë.” – shtoi Pelosi para së të largohej.
Demokratët e kanë akuzuar Presidentin Donald Trump për nxitje të një kryengritjeje kur një grup mbështetësish të tij sulmuan Kapitolin, duke ndërprerë për pak kohë certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Muajin e kaluar, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan një nënkomision të ri të ngarkuar me rihetimin e ngjarjeve që lidhen me trazirat.
