Vendosni fjalën kyçe....

Gjigantët bankarë paralajmërojnë për flluskë ndërsa raportojnë fitime rekord


Goldman Sachs, JPMorgan Chase dhe Citi Bank kanë raportuar fitime të mëdha rekord nëpër divizionet e tyre të Wall Street-it, edhe pse paralajmëruan se ekzuberanca (entuziazmi i tepërt) e investitorëve rrezikonte ta çonte rritjen e fundit në tregjet financiare drejt një flluske.

Të tria bankat raportuan fitimet tremujore të martën, të cilat i tejkaluan lehtësisht vlerësimet e analistëve, ku rifillimi i bërjes së marrëveshjeve rriti të ardhurat e bankave të investimeve, dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në tregjet financiare rriti të ardhurat nga tregtia, shkruan FT.

Të ardhurat nga banka e investimeve dhe tregtia u rritën me të paktën 12 për qind në të tria bankat, një shenjë kjo se ringjallja e shumëpritur e Wall Street-it nën administratën e Trumpit më në fund po fillon të materializohet.