Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi një punonjës policie, pezullohet për një vit portieri i Tërbunit, Brajan Marku



Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur pezullimin me një vit të portierit të KF Tërbuni, Brajan Marku, pas dhunës ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake të Kukësit gjatë sfidës së Kupës mes Kukësit dhe Tërbunit.

Marku u përfshi në një incident të dhunshëm në fund të ndeshjes, ku ka sulmuar punonjësin e policisë bashkiake, për të cilin u arrestua nga policia këtë mesjavë.

Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, portieri dënohet për sjellje të papranueshme që cënon reputacionin e futbollit dhe pjesëmarrësve të tij. Bazuar në nenet 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës (KDE), ai do të qëndrojë i pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive për një periudhë 1-vjeçare.