Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 44-vjeçari


Një 44-vjeçar në Fushë Krujë ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me makinë.

Viktima me iniciale A.L. ishte ushëtar në makinën që drejtohej nga 58-vjeçari me iniciale N.K. i cili ka humbur drejtimin e makinës duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Njoftimi

“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”