
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 55 vjeç që po kalonte rrugën.
Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë, i dëmtuari ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.