Projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, TID, prek 74 familje në Durrës. Ata kan ë protestuar para zyrave të AADF-së në Tiranë duke kërkuar anulimin e projektit TID (Transformimi I Integruar i Durrësit).
Banorët kanë nënvizuar se projekti është miratuar pa asnjë konsultim publik dhe pa miratimin e tyre. Sipas banorëve ëmimi që iu kanë ofruar për dëmshpërblim është shumë I ulët duke kërkuar dëmshpërblim me ëmimin e tregut.
Një banor theksoi se fondi i parashikuar për shpronësimin e 74 familjeve është 3.1 milionë dollar. Një tjetër qytetar shtoi se vlera e shpronësimit është qesharake.
“Ne jemi këtu përpara ADF-së për t’i treguar që ti nuk lan dot duart nga ky projekt, sepse je pjesë e financimit, je pjesë e termave të referencës, je pjesë e pranimit të projektit. Ti nuk duhet ta kishe kaluar këtë projekt me probleme. Ti ke një plan menaxhimi sipas një ligji të përcaktuar 169 të trashëgimisë kulturore 20/2/20, ku të gjithë këta njerëz duhet t’i kishe pyetur me firmë. Ti ke bërë projekte në shtëpiat tona pa dijeninë tonë. Ti duke çuar për prishje dhe në pavlefshmëri dhe në papërshtatshmëri të gjitha objektet të cilat po t’i shikosh një nga një kanë gjurmë të vërteta të trashëgimisë kulturore”, tha banori.
Një tjetër banor tha se vlera e shpronësimit që i kanë ofruar është sa për të blerë 10 metra katror në një ndërtim tjetër.
“Për t’u shpronësuar 74 familje janë 3 milion 100 dollarë. Për të lyer fasadat. Për të lyer fasadat është një projekt prej 6 milion e 700 dollarë. për të nxjerrë të gjithë këto qytetarë, japin 3 milionë dollarë. Mund të blesh domethënë me llogari që kam bërë unë, lë gjithë pronën për 10 m katror në ndërtim që mund të blej një apartament të ri, në një pallat të ri. 10 m katror në ndërtim-një tualet, një banjo- aq është vlera e shpronësimit”, tha banori.
