
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave nuk ka nisur në në tri qendra komuna të numërimit (QKN): në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.
Këtë problem e sqaroi edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, një ditë më parë, kur tha se problemi qëndron se “transmetimi i pamjeve në televizorët/ekranet për vëzguesit”, shkruan REL.
“Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërkohë, numërimi është duke vazhduar në qendrat e tjera, përveç në Han të Elezit, ku numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë verifikuar rezutlatet për kryetarë të komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për kuvende komunale dhe numëruar votat për anëtarë të kuvendeve komunale.
Votat me kusht dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.
Dalja në votime ishte nën 40 për qind – më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.