Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e NATO-s për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin prestigjioz të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e saj në forcimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Presidentja Osmani e cilësoi këtë vlerësim si një nder të madh, duke theksuar se ai i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti grave të Kosovës, të cilat – sipas saj – kanë qenë shtylla e lirisë dhe demokracisë së vendit.

“Ky është një çmim për të gjitha gratë e Kosovës, për ato që me dinjitet e dashuri ndërtuan paqen dhe besuan në lirinë tonë. Demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të tyre të palëkundur,” – deklaroi Osmani në fjalën e saj.

Çmimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” nderon gratë që kanë treguar lidership të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes dhe sigurisë, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të grave në proceset vendimmarrëse dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.