Vendosni fjalën kyçe....

Trump përpara fluturimit drejt Izraelit: Të gjithë janë të emocionuar dhe të mahnitur, është privilegj të jem pjesë e kësaj



Presidenti amerikan Donald Trump foli për gazetarët para se të hipte në bordin e “Air Force One” me destinacion Izraelin, duke e përshkruar udhëtimin si një moment historik dhe unik në marrëdhëniet ndërkombëtare, përcjell YNetNews.

“Të gjithë janë shumë të emocionuar për këtë moment. Kjo është një ngjarje shumë e veçantë,” tha Trump. Ai theksoi se reagimi pozitiv nuk ka ardhur vetëm nga Izraeli, por edhe nga vendet myslimane dhe arabe.

“Të gjithë po brohorasin njëkohësisht, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Zakonisht, nëse njëra palë brohoret, pala tjetër hesht ose reagon ndryshe. Kjo është hera e parë që të gjithë janë të mahnitur dhe të emocionuar, dhe është një privilegj të jem pjesë e kësaj,” shtoi presidenti.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet në Lindjen e Mesme dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet vendeve që shpesh kanë qenë në tension.