Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident, ndalohet 40-vjeçari në Tepelenë


Një 40-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident në rrugë. Përplasja ka ndodhur në rrigën Tepelenë-Krahës.

Një tjetër qytetar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shkaktuar aksident në rrugën Ura e Leklit-Këlcyrë. 65-vjeçari me iniciale S.T. banues në Përmet dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një shtetas zvicverian.

Nga përplasja janë lënduar lehtë dy drejtuesit dhe tre bashkëudhëtarët.