
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, duke e cilësuar si një sukses të madh për futbollin dhe zemrën kuqezi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto emocionuese të Rey Manajt, autorit të golit, në momentin e festës me simbolin e shqiponjës, ndërsa ka shoqëruar imazhin me fjalët:
“❤️Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi🦅
#ForcaSHQIPËRI🇦🇱”
Reagimi i kryeministrit vjen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Leskovac, ku kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj Serbisë.