Vendosni fjalën kyçe....

Dorëzohet edhe Johnson, mbyllet Britania, lejohen vetëm veprimtaritë e domosdoshme


Boris Johnson është dorëzuar në fund duke lajmëruar marrjen e masave të forta në luftën ndaj koronavirusit.

Që nga mbrëmja e sotme qytetarët britanikë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe duhet të dalin vetëm për kryerjen e blerjeve themeloreve, nevojave mjekësore si edhe personat që janë në punë të cilat do qëndrojnë në veprim.

Dyqanet që shesin mallra jo thelbësore u thuhet të mbyllen dhe takimet në publik të më shumë se dy personave që nuk jetojnë së bashku do ndalohen.

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 335.

Nëse njerëzit nuk i zbatojnë rregullat, policia do të ketë kompetencat t’i zbatojë ato, përfshirë gjobat dhe masat shpërndarëse, tha Boris Johnson në një deklaratë televizive.