
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.
Banush Koxhaj ka deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk është ndier mirë për arsye shëndetësore, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
“Në momentin që kaluan në skaner nuk kam qenë mirë më shëndet. Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar pushim. Kam qenë i sëmurë, para se me kaluar palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas kancelarja më ka dhënë leje për t’u larguar por nuk jam zëvendësuar”, mësohet se ka thënë ai.