
Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Pas përfundimit të seancës, avokati i autorit të dyshuar ka deklaruar për mediat se arma e përdorur në krim ishte pa leje.
Sipas tij, klienti e mbante armën prej disa vitesh për shkak të natyrës së punës në institucione sigurie private.
“Kishte disa vite që mbante armë me vete për shkak të punës, ka punuar në disa institucione sigurie.
Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe.
Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma ka qenë pa leje”, ka deklaruar ai për gazetarët.