Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i GJK, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë


Presidenca ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës së dekretit që përcaktonte datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Në një njoftim zyrtar për mediat, Presidenca ka bërë të ditur se institucioni i Presidentit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit me nr. 350, datë 1 tetor 2025.

“Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” thuhet në njoftim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së paraqitur nga opozita, e cila argumentoi se dekreti i Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor ishte në kundërshtim me Kushtetutën.