Presidenti amerikan Trump ka hedhur idenë e përjashtimit të Spanjë nga NATO.
Ai e bëri deklaratën gjatë një takimit në Zyrën Ovale ku tha se Spanja është ndër vendet që nuk e kanë përmbushur kërkesën e tij që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen.
“Kërkova që vendet e NATO-s të paguajnë 5%, jo 2% dhe shumë menduan se kjo nuk do ndodhte. Dhe në fakt ndodhi njëzëri, kishim vetëm një vend që ngeli mbrapa, ishte Spanja. Dhe duhet të filloni të flisni me Spanjën dhe të zbuloni pse janë të vonuar. Nuk kanë asnjë justifikim për këtë. Ndoshta duhet t’i përjashtojmë nga NATO, sinqerisht.” – tha Trump.
