PD-ja ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur kandiatin e pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë Florian Binaj.
Në udhëzimin drejtuar degëve të PD-së jepen këshillat si duhet bërë mbledhja e firmave. Urdhëresa kërkon gjithashtu që mbledhja e firmave të bëhet sa më shpejt për shkak të afateve të ngushta.
Mesazhi i PD-së drejtuar strukturave
“Përshëndetje të nderuar
Më poshtë gjeni hapat dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve të pavarur.
KANDIDAT I PAVARUR
Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkëlidhur.
Kujdes:
1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetëm nga zgjedhës që votojnë në atë zonë zgjedhore;
2 Për çdo zgjedhës që mbush formularin duhet edhe kopje e kartës së identitetit;
3 Formularët me firmat duhet të plotësohen para datës 19 tetor 2025.
Për Bashkinë TIRANË duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.
KZAZ
ZAZ me numër çift kanë kryetarin në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve dhe ZAZ me numër tek kanë Sekretarin i cili duhet të jetë jurist.
Ju lutem të dërgoni brenda ditës së sotme emrat e anëtarëve të KZAZ (banorë të Bashkisë Tiranë) me kopje të diplomës, Çertifikatë Personale dhe Formularët e Konfliktit të interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkëlidhur) për anëtarin e KZAZ.
Duhet filluar puna urgjent për mbledhjen e firmave pasi afatet janë shumë të ngushta.”
