Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet seanca parlamentare, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës, mazhoranca voton 4 rezolutat e ditës


Pas nisjes së seancës, kreu i PD-së, Sali Berisha, mori fjalën, e cila iu ndërpre për mosrespektim të procedurës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi për votim 4 raportet e institucioneve, propozim i Taulant Ballës nga PS.

Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për çështjen ‘Aruba’ për përfshirjen sipas tij të qeverisë Rama.

“Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës nga aktet e tij, të cilat janë unike.

Pas Maduros së Venezuelës nuk ekziston një kryeministër tjetër që të ketë shkuar vetë apo të këtë çuar dërgatë ministra.

Pse keni frikë nga transparenca? Këto janë dëshmitë që shkrihen në një, qeveria me klanet e drogës dhe faturën e paguajnë shqiptarët.

Pse keni frikë nga transparenca?

Dilni dhe mos mohoni.

Me Luftar Hysin ka qenë në zyrë. Charteri është nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës, në Aruba.”, tha ai.

Niko Peleshi kaloi për votim 4 raportet e institucioneve.

Votohet me 76 vota pro dhe2 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Kalon me 76 vota pro dhe 0 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.

Kalojnë me 76 vota pro raportet e ERRU dhe ERE për vitin 2024

Kalon me 74 vota pro dhe 1 kundër ‘Për vlerësimin e Veprimtarisë së entit rregullator të ujit për vitin 2024.

Gjatë procesit të votimit, anëtarët e opozitës u çuan në këmbë duke protestuar kundër mbylljes së seancës parlamentare.