Vendosni fjalën kyçe....

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, urrejtja prodhon vetëm urrejtje, këtë keni bërë këto vite


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij në Kuvend, reagoi ashpër ndaj gjuhës së sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë.

Lamallari tha në Kuvend se në këto vite kanë mbjellë vetëm gjuhë urrejtjeje dhe se shqiptarët i njohin shumë mirë prandaj kanë mbetur në opozitë.

“Nuk keni turp! Shqiptarët e dinë prandaj iu kanë lënë aty ku iu kanë lënë. Mos linçoni prokurorë e gjyqtarë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes.

Urrejtja prodhon vetëm urrejtje dhe dhunë dhe këtë keni bërë këto vite. Kini kujdes kur bëni kapital politik me gjyqtarë e prokurorë. Lërini të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë te ju”, tha ministri i Drejtësisë.