
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë Konferencës së Kryetarëve, akuzoi mazhorancën se ka shkelur Rregulloren dhe ka rrënuar parlamentarizmin duke e kthyer Kuvendin në “rreshtore të PS-së”.
Ajo shtoi se fondet IPARD janë keqpërdorur, duke përmendur rastin e ish-ministres Krifca, ndërsa “me fondet e BE-së janë ngritur vila në Dhërmi”.
“Nuk u surprizova. Ju këtu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Pasi vodhi fondet, Keni marrë znj. Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian, ngrihen vila në Dhërmi.”, tha ajo.