
Në hollin e Pallatit të Kongreseve po zhvillohen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.