Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie 300 metra në humnerë, ndërron jetë shoferi në rrugën Qafë Mali-Fierzë


Një person ka humbur jetën pasi makina që drejtonte ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Qafë Mali-Fierzë ndërsa viktima është Prendush Kola, raporton Report Tv.

Forcat zjarrfikëse dhe policia po përpiqen të nxjerrin nga humnera trupin e viktimës.