Vendosni fjalën kyçe....

Nipi i tij vrau gjyqtarin, xhaxhai kërcënon: Më ka prerë në besë shteti, kush e dënon, do të përballet me plumba


Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë deklarata kërcënuese pas ngjarjes së rëndë.

Ai ka paralajmëruar se familja e tij nuk do të qëndrojë në heshtje nëse nipi dënohet, duke e cilësuar çështjen e pronës shkak të padrejtësive të shumta ndër vite.

Shkambi ka folur me tone të ashpra ndaj institucioneve dhe ka pretenduar se familja e tij është “tradhtuar nga shteti”,

“Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba. Kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe të gjithë qeverisë për pronën që kemi blerë. Këta do të kenë të njëjtin shpërblim. Pronën e kemi blerë. Ia kemi blerë shtetit.”, tha ai. 

Pyetjes nëse i kanë të rregullta dokumentet, ai tha; “I kemi të rregullta dokumentet. Kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës. Liromë pronën, o liromë pronën”. S’ka lojë me ne.”.

Ai tha se nuk ka qenë në dijeni të veprimit të nipit të tij.

“Jo nuk isha në dijeni. Se do ta kisha ndaluar. 72 orë më parë kam njoftuar shefin e Komisariatin të Shkodrës dhe kam dhënë informacion se ish-drejtori i Policisë Bashkiake nuk kishte prishur disa objekte.”, tha ai.