Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi godet ashpër Ballukun: Je pa shkollë dhe e lidhur me krimin e organizuar


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sulmoi ashpër ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar se po përdor deputetë të rinj dhe figura të tjera për të orkestruar sulme politike ndaj tij në çdo komision parlamentar.

Në reagimin e tij, Bardhi e akuzon Ballukun se është e vetmja deputete pa shkollë që ka arritur majat e qeqverisë, gjithashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar. … Por e siguroj ‘fisin e bukur’ Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA!”

Reagimi i Bardhit vjen pas një postimi të Ballukut të deklaratave të deputetes Kiduina Zaka, nga komisioni parlamentar, ku kjo e fundit u ndal në fenomenin e dhunës kibernetike dhe bullizmit online duke sulmuar edhe Bardhin për postimin e fotove duke i modifikuar nga ana e tij në çdo mënyrë.

“Doja të dija a keni marrë ju ndonjë masë për të bërë rekomandime për të parandaluar këtë fenomen, i cili është një fenomen shumë i përhapur dhe zoti Bardhi fakt është mjeshtëri përdorimit të kësaj forme dhune, për të marrë fotot personale dhe për të na vendosur kryqe dhe pranga dhe hekura dhe për ta na bërë zëdhënës të bandave.”– është shprehur Zaka në komisionin parlamentar.

Postimi i Gaznmed Bardhit:

Postimi i Ballukut: