
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë brenda sallës së gjyqit.
Sipas burimeve mediatike, gjyqtari Kalaja ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pas plagëve të marra gjatë sulmit.
Autori i ngjarjes, i identifikuar si Elvis Shkambi, është arrestuar nga policia dhe i është sekuestruar arma e përdorur në sulm.
Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ai arriti të depërtojë në ambientet e gjykatës, ku ekziston një detektor metalik në hyrje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance për një çështje administrative, ku autori i dyshuar, Elvis Shkambi, dyshohet të ketë qenë palë në proces.
Nga sulmi mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një prej tyre është futur në operacion.
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi policia.
Astrit Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dhe ishte emëruar në vitin 1993.
Gjatë karrierës së tij ka shërbyer gjithashtu si Zv. Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kalaja u konfirmua në detyrë në vitin 2019, pas procesit të Vettingut.