
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një briefing-u për gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se “Izraeli dëshiron që të arrihet një marrëveshje, njerëzit e lidhur me pengjet – që janë dhjetëra mijëra në Izrael – duan që ato të kthehen dhe që kjo të marrë fund. Shanset janë të mëdha.
Kjo shkon përtej Gazës – është paqe në Lindjen e Mesme. Çdo vend arab e dëshiron këtë. Të gjithë janë në anën tonë, nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Ne kemi sinjale nga Irani që ata duan që kjo të përfundojë”, përcjell YNetNews.
Trump shtoi: “Kemi një grup fantastik që punon për këtë. Steve Whitcoff, Jared Kushner. Kemi Ekipin A.”