
Një tentativë për vrasje është raportuar pasditen e së shtunës në rrugën Mark Sopi në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, ngjarja ndodhi më 4 tetor 2025, rreth orës 16:39, kur dy persona të dyshuar – të cilët dyshohet se janë shtetas kosovarë – qëlluan me armë ndaj viktimës, një mashkull kosovar. Të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe ndodhen ende në arrati.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Gjatë hetimeve paraprake në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
Policia njofton se njësitet kompetente janë angazhuar për hetimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e autorëve.