Vendosni fjalën kyçe....

“Paqe” në Torino, ngecin Juventus e Milan


Në barazim pa gola është mbyllur supersfida e mbrëmjes së sotmet në Serinë A mes Juventusit dhe Milanit.

Si torinezët, ashtu edhe kuqezinjtë nuk qenë në gjendje që ta gjejnë rrugën e rrjetës duke humbur një mundësi të mirë për të shtuar presionin ndaj kreut.

Juventusit mban pas javës së gjashtë vendin e pestë, tre pikë larg Napolit ndërsa Milani ka një pikë më shumë.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, kësaj here në Francë, PSG-ja ka barazuar në fushën e Lille 1-1. Miqtë kryesuan për shumë minuta para se vendasit të barazonin. Parisienët mbajnë kreun e renditjes megjithatë sezoni sapo ka nisur dhe janë të paktën pesë ekipe që i ndjekin këmba-këmbës.