Vendosni fjalën kyçe....

Nuk iu bind urdhrit të Policisë, përplasi automjete dhe plagosi dy persona, arrestohet 31-vjeçari



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, ku një 31-vjeçar tentoi t’i shpëtojë ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar kaos në rrugë dhe duke plagosur dy persona.

Shtetasi Imer Krrashi, 31 vjeç, ishte nën vëzhgim nga Policia pasi kishte informacione se lëvizte i armatosur. Pasi iu kërkua të ndalonte, ai nuk iu bind urdhrit, por vijoi lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur disa automjete dhe një motomjet.

Si pasojë, u plagosën drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas një ndjekjeje intensive, policia arriti të ndalonte automjetin dhe gjatë kontrollit i gjeti një armë zjarri të llojit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale. Detaje të tjera priten në vijim.