Bitcoin, kriptovaluta më e madhe në botë sipas vlerës së tregut, arriti një maksimum historik të dielën dhe u rrit me gati 2.7%, duke shkuar në 125,245 dollarë.
Rekordi i mëparshëm i Bitcoin ishte 124,480 në mes të gushtit, i nxitur nga rregulloret më miqësore nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe kërkesa e fortë nga investitorët institucionalë, shkruan Reuters.
Kriptovaluta ishte rritur të premten për të tetën herw radhazi, e përkrahur nga fitimet e fundit në aksionet e SHBA-së dhe flukset hyrëse në fondet e tregtuara në bursë (ETF) të Bitcoin-it.
