Amazon Prime ka emocionuar fansat e filmave me spiunë duke rishfaqur të gjithë filmat e James Bond, por fansat kanë vënë re gjithashtu një gjë të çuditshme në lidhje me posterin që Amazon po përdor për filmat. Të gjitha armët e tyre mungojnë.
Për të përshëndetur kthimin e katalogut të filmave 007, Amazon lëshoi një grafik që përmban nga një pamje të vogël të çdo filmi Bond dhe aktorit që luan në të. Por disa fansa vunë re se ka diçka të pazakontë në disa nga fotot, shkruan Breitbart.
Del se disa nga fotot fillimisht tregonin aktorin duke mbajtur pistoletën e tij ose ndonjë armë zjarri tjetër në dorë, por në posterin e Amazon, armët janë hequr, duke e lënë dorën e Agjentit 007 të pozicionuar në një mënyrë të çuditshme. Ose në disa raste, si në pamjen e filmit Spectre, Amazon thjesht e ka prerë pistoletën nga fotografia tërësisht.
Filmi i ardhshëm Bond është planifikuar të drejtohet nga regjisori Denis Villeneuve bazuar në një skenar që do shkruhet nga skenaristi i serialit Peaky Blinders, Steven Knight.


