Pesë anëtarët e një familjeje kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Rrugën e Arbrit.
Në aksident u përfshinë dy makina tip Vë ndërsa të lënduarit janë Ismail Kurti, 50 vjeç, Luiza Kurti, 49 vjeç, Dile Kurti 53 vjeç, Adelina Kurti 22 vjeç dhe Devis Kurti 28 vjeç.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Burrelit. Por nga gjendja e tyre e rënduar, spitali i Burrelit i ka nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
