Kryeministri Rama tha se nëse një ndërtues shkel deri në 10% lejen e ndërtimit, shtesa kalon për interes të publikut. Kur kjo masë e kalon 10% atëherë e gjithë ndërtesa konfiskohet.
“Çdo ndërtim që do të shkel lejen në masën mbi 2%, që konsiderohet në praktikë ndërkombëtare s një masë e arsyeshme ndryshimesh gjatë procesit të ndërtimit, do të konfiskohet për interes publik, apo strehim social. Nga na tjetër, kemi bërë dhe një dallim deri në masën 10%, konfiskohet vetëm ajo shtesë, përdoret ajo sipërfaqe për interes publik po zyra për shtetin. Mbi 10%konfisohet totalisht ndërtimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë një ligj i ri do të hyjë në fuqi. Bëhet fjalë për regjistrimin e pronës publike për çdo ndërtues që do të ndërtojë një godinë, qoftë për bllok apartamenteh apo bizneses, duke bërë me dije që zona rreth e rrotull ndërtimit, do të jetë pronë publike e të gjithë bashkëpronarëve të komunitetit.
“Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mundtë ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve. Në këtë të fundit janë bashkëpronarë si komunitet, është hapësirë publike. Kjo bën që të jetë shumë të qatë të gjithë ata që sot janë zaptues të hapësirave publike dhe ata të gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije dhe i japin dhe të drejtë zaptueseve. Nuk mundet askush të pretendojë se ka pronën e vet se me parë i ka marrë asaj prone të gjitha të ardhurat si pasojë e një zhvillimi”, tha Rama.
