Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e PS për kryeqytetin


Edi Rama zhvilloi një takim 40-minutësh me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Tiranës, ku u diskutua fushata për zgjedhjet në Bashkinë e kryeqytetit. PS ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate dhe Belinda Ballukun si drejtuese të fushatës. Rama u kërkoi ministave e deputetëve mobilizim maksimal për të mbështetur kandidaten.

Report Tv raporton se Kryeministri Rama u ka ndarë detyrat dhe zonat për ekipin e Tiranës. Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që është rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më herët, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme.

Toni Gogu do të mbulojë Ndroqin, Fatmir Xhafaj Njësinë 10, ndërsa Blendi Klosi, Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja rikthehen për fushatë në kryeqytet. Xhemal Qefalia do të drejtojë zonën e Dajtit, ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi në Njësinë nr. 8. Elisa Spiropali nuk është angazhuar në asnjë zonë.