Numri i viktimave nga një tërmet me magnitudë 6.9 që goditi brigjet e Filipineve qendrore të martën vonë, është rritur në 72, bëri të ditur agjencia e mbrojtjes civile.
Edhe 294 persona të tjerë u plagosën, tha agjencia në një raport të enjten. Shifra e fundit e viktimave shënoi një rritje prej tre personash nga e mërkura dhe të gjitha fatalitetet u regjistruan në rajonin qendror të Visayas.
Tërmeti i cekët goditi ujërat larg ishullit qendror të Cebu vonë natën, duke dëmtuar linjat e energjisë, urat dhe ndërtesa të shumta, përfshirë një kishë që ishte më shumë se 100 vjeçare, shkruan Reuters.
Tërmeti i Cebu-s ishte më vdekjeprurësi i vendit që nga viti 2013, kur një tërmet me magnitudë 7.2 goditi ishullin fqinj të Bohol, duke vrarë 222 njerëz.
Filipinet shtrihen në “Rrethit të Zjarrit” të Paqësorit dhe përjetojnë më shumë se 800 tërmete çdo vit.
