
Policia Rrugore e Lezhës njofton se qarkullimi në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras, do të bllokohet sot në orën 12:00 për rreth 15 minuta.
Shkak është puna e personelit teknik për riparimin e linjës së energjisë elektrike, e cila u ndërpre për shkak të erës.
“Policia Rrugore njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.
Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore”, njoftoi sot policia.